Komisioneri për zgjerim pas takimit me opozitën: Mirëpres marrëveshjen për reformën zgjedhore

Shqipëria

Komisioneri për zgjerim pas takimit me opozitën: Mirëpres marrëveshjen për reformën zgjedhore

Më: 16 janar 2020 Në ora: 17:59
Foto nga takimi

Komisioneri për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi pas takimit me opozitën ka reaguar në tëitter. Ai thotë se takimi me opozitën jashtë parlamentit ishte konstruktiv.

"Unë mirëpres marrëveshjen për rrugën përpara për reformën zgjedhore", shprehet komisioneri.

Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit me Varhely tha se marrëveshja për reformën u arrit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ndërsa përsëriti qëndrimin për zgjedhje të lira, por pa Edi Ramën kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat