Dosja “Tërmeti”, dorëzohet në gjykatë kërkesa për caktimin e 30 masave të sigurisë - Bota Sot
Dosja “Tërmeti”, dorëzohet në gjykatë kërkesa për caktimin e 30 masave të sigurisë

Shqipëria

Dosja “Tërmeti”, dorëzohet në gjykatë kërkesa për caktimin e 30 masave të sigurisë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masave të sigurisë për 30 të ndaluarit e dosjes “Tërmeti”. 30 persona janë ndaluar për shkak të dëmeve që janë shkaktuar në disa pallate në Tiranë dhe Vorë, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se për 4 gratë e ndaluara, Merita Hushi, Bukurie Halili, Stela Maze dhe Anila Harxhi është kërkuar një masë sigurie më e lehtë, ajo e “detyrim paraqitje”. Për Vjollca Hoxhollin, inxhiniere  dhe e dyshuar për falsifikim dokumentash, nuk do kërkohet masë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, për shumicën e të ndaluarve është kërkuar masa “arrest me burg”, me përjashtim të atyre që janë në moshë të madhe dhe kanë probleme shëndetësore.

Gjykata nuk e ka caktuar ende orën se kur do i shqyrtojë kërkesat për sigurimin personal.

Kërkesat kanë pak minuta që janë dorëzuar për shkak të volumit të madh dhe prokurorët janë përpjekur të veçojnë përgjegjësinë për çdonjërin nga të dyshuarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat