Patozi: S’mbijetonte jashtë tij, Basha u rikthye kokulur në sistemin politik

Shqipëria

Patozi: S’mbijetonte jashtë tij, Basha u rikthye kokulur në sistemin politik

Më: 16 janar 2020 Në ora: 22:57
Astrit Patozi

Astrit Patozi tha në Open në Top Channel se Lulzim Basha është kthyer kokulur në sistemin politik.

PërsW është ulur në tavolinë?- e pyeti Eni Vasili.

“Unë po dëgjoj argumente në studio që Basha është kthyer për shqiptarët, por unë për këtë nuk kam prova. Në qoftë se do të ishte ashtu siç thuhet aty, unë do isha shumë i lumtur”, tha Patozi.

Më tej shtoi:

“Basha është kthyer sepse nuk mund të mbijetonte më jashtë sistemit. Basha u rikthye kokulur në sistem. Me këtë ne kuptuam që revolucioni nuk ka sukses në Shqipëri. Këta shkuan te tryeza e Ramës, nuk shkoi Rama te tryeza e tyre.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat