Bushati debat me Gjatën: S’keni figura të reja brenda PD-së

Shqipëria

Bushati debat me Gjatën: S’keni figura të reja brenda PD-së

Më: 17 janar 2020 Në ora: 06:17
Çlirim Gjata dhe Andi Bushati

Një tjetër debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes Çlirim Gjatës dhe Andi Bushatit. Debati nisi kur Bushati foli për se atë që pritet të sjellë kjo tryezë.

‘Unë nuk mendoj se do të ketë zgjedhje të parakohëshme. Në qoftë se bëhen zgjedhje të parakohëshme i bëjnë më keq opozitës. Për mua ka 2 mundësi që të ndryshohet gjenjda. E para është me dhunë’- tha Bushati.

Po çfarë prisje ti, që në të rriheshim me shqiptarët- ndërhyri Gjata.

Po, e keni thënë. Një pushteti të dhunshëm duhet t’i përgjigjesh me dhunë. Albin Kurti është e para parti sot, por e keni parë çfarë ka bërë ndaj pushtetit të dhunshëm’- vijoi Bushati.

Është markiste që e ka hequr koha- ndërhyri Gjata.

Po dhe mënyra e dytë edhe më paqësore është duke krijuar një zë të masiv kundërstarësh. Protestat e studentëve mos t’i shkatërronit, 50 mijë firma për ndryshimin e sistemit zgjedhor nuk u desh përbuzur duke i thënë që i shërbeni Ramës. Nuk keni një figurë të re në PD që kur filluat hapjen e PD-së, kjo sepse mbysni çdo zë kundër që i del Ramës. – iu kundërpërgj Bushati Gjatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat