Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore.
Por duke filluar nga orët e mesditës dhe në vijim vranësirat kalimtare do të përfshijnë dhe zonën e ulët të vendit tonë.
Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat minimale dhe maksimale nga -3 gradë Celsius deri në 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.