Pengmarrja në Kamëz, ja kush është 49-vjeçari që u fut me dhunë në automjet

Shqipëria

Pengmarrja në Kamëz, ja kush është 49-vjeçari që u fut me dhunë në automjet

Më: 17 janar 2020 Në ora: 21:28
Ilustrim

Jak Prenga është 49-vjeçari që u mor peng mesditën e sotme në rrugën "London" në Kamëz.

Prenga dyshohet se është marrë peng nga dy persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një makinë "Range Rover" ngjyrë të bardhë.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm.

Sipas policisë, personat e përfshirë në konflikt kanë qenë më herët në një nga lokalet e lagjes për tu përplasur më pas disa metra më tutje.

Sapo kanë parë personin me të cilin ishin në përplasje, autorët e kanë ndjekur te vendi ku ai kishte të parkuar makinën, mes një blloku të pallateve.

Sherri ka ndodhur në prani të disa fëmijëve, të cilët sapo kishin dalë nga shkolla. Ata kanë njoftuar të afërmit e më pas edhe policinë.

Pasi e kanë hipur me dhunë në automjet, autorët janë larguar pa lënë shumë gjurmë.

Policia dyshon se autorët së bashku me personin e marrë peng përmes rrugës "Napoli"janë larguar drejt rrethinave të Kamzës.

Pak momente pas ngjarjes policia ka identifikuar një automjet në zonën e Fushë Krujës, në zonën e njohur si Ura e Gjoles.

Për këtë arsye në hetime është përfshirë dhe policia e Krujës për të identifikuar autorët e dyshuar.

Në vendngjarje është sekuestruar automjeti i personit që është marrë peng, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmimtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat