Drejtori i policisë me ndërtim pa leje kanosi gazetarët e “Fiks Fare”, procedohet penalisht

Shqipëria

Drejtori i policisë me ndërtim pa leje kanosi gazetarët e “Fiks Fare”, procedohet penalisht

Më: 17 janar 2020 Në ora: 22:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ditën e djeshme në emisionin ‘Fiks Fare” u publikua një rast ku shefi i policisë pyjore, Pashkë Ndoka kishte ndërtuar pa leje.

Ai në video shfaqet duke kanosur gazetarët të cilëve u kërkon që mos të filmojnë.

Ditën e sotme policia e Lezhës ka njoftuar se personi në fjalë është proceduar penalisht.

Në lidhje me videon që u publikua në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku shfaqet shtetasi më detyrë specialist për zonën e mbrojtur Kune-Vain, Lezhë, duke kanosur gazetarët e këtij emisioni,  nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u proçedua penalisht shtetasi P.N.,59 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për vepren penale në ngarkim të tij “Kanosja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat