Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të lërë në burg 13 prej 32 të arrestuarve në lidhje me dosjen tërmetit të 26 nëntorit të 2019.
Për pjesën tjetër akuza ka kërkuar masën “arrest shtëpie” ose lënien të lirë.
32 të arrestuarit dolën sot para gjykatës penale të Tiranës për dosjen që lidhet me pasojat e tërmetit.
11 persona janë ende në kërkim. Seanca nisi në orën 12:00 dhe përfundoi pas 7 orësh. Të shtunën pritet që gjykata të japë vendimin për të akuzuarit.
Gjykata dëgjoi prokurorinë dhe avokatët dhe pritet që të japë vendimet për ndërtuesit, ish-zyrtarët, biznesmenët, etj.
Të arrestuarit akuzohen kryesisht për “falsifikim dokumentesh” “ndërtime të paligjshme” dhe për “shpërdorim detyre”. Përveç të arrestuarve, prokuroria ka kërkuar edhe arrestimin e 7 personave të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, por sipas sistemit TIMS 6 prej tyre ndodhen jashtë vendit.
Në gjendje të lirë po hetohen dy persona të tjerë. Mes të arrestuarve ishin edhe ish-kryekomunarët e Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.
Emrat e disa prej të arrestuarve:
1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
4. Stela Maze, arkitekte
5. Anila Harxhi, arkitekte
6. Merita Kushi
7. Bukurije Halili
8. Ali Dyrmishi (ndërtues)
9. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)
10. Gerti Çalliku
11. Jani Ikonomi
12. Qirjako Gjergo
13. Sherbet Shehi
14. Naim Shehi
15. Ermir Çina
16. Adhurim Qehajaj
17. Gëzim Shkalla
18. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)
19. Xhevahir Doda
20. Reis Muça
21. Hekri Disha
22. Agim Eski
23. Faik Fejzo
24. Zhaneta Tagani
25. Muhamed Felahi
26. Ndoc Pepkola
27. Hekri Disho