Kapshticë, ndalohen 13 persona me dokumente te falsifikuara

Shqipëria

Kapshticë, ndalohen 13 persona me dokumente te falsifikuara

Më: 18 janar 2020 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

13 persona janë proceduar në gjendje të lirë pasi tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të falisfikuara.

Ndalimi i tyre është bërë gjatë 17 ditëve të para të këtij viti nga Policia Kufitare e Kapshticës.

Në kuadër të punës për goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, Policisë Kufitare Kapshticë bën me dije se ka intensifikuar kontrollet për dokumentacionin që përdorin qytetarët në dalje apo në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Nga ana e këtyre shërbimeve gjatë kontrolleve të ushtruara në dalje janë konstatuar 13 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat