Kapen afro 64 kilogram kanabis në kufi, arrestohet një 40 vjeçar

Shqipëria

Kapen afro 64 kilogram kanabis në kufi, arrestohet një 40 vjeçar

Më: 18 janar 2020 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia kufitare për transportimin e 63.7 kg kanabis, në Qafë Botë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kryer një kontroll në automjetin tip “Mitsubishi” të shtetasit A.H., ku në pjesën e poshtme të dyshemesë ishte hapur një vend i posaçëm për fshehjen e lëndës narkotike”, njoftojnë policia. Operacioni u zhvillua ditën e djeshme.

Specialistët nxorrën disa pako ku pas peshimit rezultuan 63.7 kg të llojit kanabis sativa.

Pas kontrollit policia arrestoi drejtuesin e mjetit me iniciale A.H., banues në Sarandë.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat