"Si në regjimet diktatoriale", Demalia: Rama ka frikë, kërkon t'i mbyllë gojën mediave

Shqipëria

"Si në regjimet diktatoriale", Demalia: Rama ka frikë, kërkon t'i mbyllë gojën mediave

Më: 18 janar 2020 Në ora: 21:05
Ilir Demalia

Paketa anti-shpifje e kryeministrit Edi Rama bëhet për ti mbyllur gojën mediave. Analisti Ilir Demalia thotë se pushtetarët janë të frikësuar për aferat korruptive në të cilat ata janë përfshirë.

Në një lidhje me skype për RTV Ora, Demalia mbështet qëndrimin e Presidentit Meta, i cili kthehu për rishqyrtim ligjin anti shpifje.

Ilir Demalia: Këta duan ti mbyllin gojën sepse e dinë veten mirë se kush janë. Ne nuk dimë asgjë, ata dinë më shumë më tepër. Ne shohim vetëm majën e ajsbergut, këta janë të frikësuar sepse dinë çfarë është nën ujë. Edhe Rama këtë e bën për të bllokuar investigimet, median, fjalën e lirë, por nuk do t'ja arrijë dot. Shumë mirë ka bërë Presidenti Meta dhe bashkohet me qëndrimin e ndërkombëtarëve dhe bashkohet me lirinë e medias.

Xhoi Malësia: Pret të ketë reflektim nga Rama?

Ilir Demalia: Regjimet autoritare dhe regjimet diktatoriale gjënë e parë që bëjnë fillojnë censurojnë fjalën e lirë. Ne kemi një eksperiencë të gjatë dhe shumë të suksesshme si popull me 45 vjet komunizëm, censurimi i fjalës së lirë. Po thuaj çfarë të duash për mua, nuk më intereson. Njeriu shqetësohet kur e ndjen veten fajtor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat