E rëndë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ura e Ali Pashës

Shqipëria

E rëndë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ura e Ali Pashës

Më: 19 janar 2020 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Ali Pashës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Dunavat” të Gjirokastrës në Shqipëri.

Viktima është identifikuar si Servet Koçiu, 70 vjeç.

I moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka rënë nga një lartësi  rreth 50 metra.

Familjarët kishin dalë në kërkim të tij, por e gjetën të pajetë në urën e “Ali Pashës”, e cila ndodhet disa metra larg shtëpisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat