Perandori i Japonisë ka dekoruar Konsullin e Përgjithshëm të nderit të Japonisë në Tiranë, Avni Ponarin, me Urdhrin e Diellit që ngrihet me rrezet e arta dhe me fjongon e varur në qafë.
Ky është urdhri i tretë më i lartë që akordohet nga qeveria japoneze për personalitetet e huaja dhe është dekorata e parë kombëtare që akordohet nga Japonia që nga viti 1875.
Gjatë fjalës së tij, Ponari u shpreh se ishte shumë i gëzuar për vlerësimin e Urdhërit të Diellit dhe se vlerësoi qeverinë japoneze për këtë dekorim.
‘’Jam i nderuar për këtë dekoratë, dhe që përfaqësoj Japoninë në tokën e arbrit. Marrëdhënia e dy vendeve tona është e shkëlqyer dhe me marrjen e kësaj dekorate do bëj më të mirën në lidhje me bashkëpunimet ndërmjet dy shteteve në të ardhmen’’ u shpreh Ponari.