Lleshaj pa karrige në parlament, ironia e nënkryetarit të Kuvendit

Shqipëria

Lleshaj pa karrige në parlament, ironia e nënkryetarit të Kuvendit

Më: 20 janar 2020 Në ora: 19:19
Sandër Lleshaj

Sesioni i ri parlamentar nisi me një incident të vogël, pasi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në nisje të seancës mbeti pa karrige.

Ndoshta për faktin se pas tërmetit të 26 nëntorit Rama riktheu Arben Ahmetajn si ministër të Rindërtimit, por harroi të vendoste një karrige tepër në parlament.

Kjo situatë tërhoqi edhe vëmendjen e nënkryetarit të Kuvendit, Myslim Murrizi, i cili bëri ironi me karriken e ministrit.

“Keni ndërruar dhe këto televizorët nga Lura në Samsung, por unë ngrita sërish dorën, pasi nuk i them këtyre veglave të reja.

Mirë bëtë me këto tenderat që shtuan televizorat e ri, por shtoni dhe një karrige se shtuat ministrat. Shikoni si e keni lënë ministrin e Brendshëm”, u shpreh Murrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat