Ulja në tryezë me Gjiknurin, Paloka: PD nuk përcakton se kë zgjedh Kryeministri nga llumi i tij

Shqipëria

Ulja në tryezë me Gjiknurin, Paloka: PD nuk përcakton se kë zgjedh Kryeministri nga llumi i tij

Më: 20 janar 2020 Në ora: 21:15
Edi Paloka

Marrëveshja politike për reformën zgjedhore u shoqërua me debate të shumta. Të shumtë ishin ata që e përshëndeten uljen në tryezë të opozitës jashtëparlamentare por nuk munguan dhe kritikat ndaj saj.

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, i ftuar në RTV Ora, u shpreh se qeveria duhet ta nxjerrë reformën zgjedhore nga parlamenti monist dhe të përfshijë edhe opozitën.

Sipas tij Rama duhet të plotësojë 9 kushtet e Bundestagut, ndër të cilat është edhe reforma zgjedhore.

‘’Nuk hapen negociatat nëse nuk plotësohen kushtet e Bundestagut. Rama u ul në tryezë me ne dhe vërtetoi që parlamenti është ilegjitim.’’

Përsa i përket uljes në tryeze me Damian Gjiknurin, Paloka tha se PD nuk përcakton se kë zgjedh kryeministri nga llumi i tij për të përfaqësuar rilindjen në tryezë.

Më thoni një tjetër, kë? Taulant Ballën? Rama ka gjetur përfaqësuesin e denjë të rilindjes. Ne kemi për detyrë të çojmë në fund ato që kemi kërkuar dhe kemi shpallur.

Sa i takon çështjes së lobimit rus dhe vendimit të Gjykatës së Tiranës për pushimin e saj, ai tha se kjo histori është qesharake, pasi kjo qeveri kërkon të mbulojë skandalet e saj të cilat janë të shumta.

‘’Këtu çdo 2 ose 3 orë ka nga një skandal, atyre nuk do u leverdiste ta nxirrnin këtë çështje pasi Basha u shpall i pafajshëm. Edhe pse drejtësia tashmë është e Ramës, megjithë presionin ndaj gjyqtarëve, përsëri Basha u shpall i pafajshëm.’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat