Ky është 28 vjeçari që u vra në Tiranë

Shqipëria

Ky është 28 vjeçari që u vra në Tiranë

Më: 21 janar 2020 Në ora: 00:55
Vilson Tafçiu

Vilson Tafçiu 28-vjeç është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë.

Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar me dy persona në një lokal në rrugën Teodor Keko, kur është thirrur në emër për të dalë jashtë dhe është qëlluar për vdekje me tre plumba në gjoks nga një person.

Autori dyshohet se është larguar nga vendngjarja me një makinë të zezë që është fiksuar nga kamerat e sigurisë, raporton shqiptarja.com.

Mësohet se viktima i cili njihej edhe me mbiemrin Noka ishte arrestuar në Francë për trafik droge në mars të vitit 2018, ku kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj dhe më pas ishte deportuar drejt vendit tonë në nëntor të vitit të kaluar. Tafçiu qëndronte në Dibër bashkë me familjen ndërsa mësohet se kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen.

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna për grumbullimin e çdo prove që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat