Bënte namin nëpër vilat greke, kapet i riu shqiptar - Bota Sot
Bënte namin nëpër vilat greke, kapet i riu shqiptar

Shqipëria

Bënte namin nëpër vilat greke, kapet i riu shqiptar

Më: 21 janar 2020 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Policia greke ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje në banesa.

Aksioni për arrestimin e tij u zhvillua në në Nea Fokaia në Halkidiki.

Nga hetimet rezulton se prej gushtit deri në tetor 2019, ai kishte vjedhur dy vila dhe një banesë me qira, duke marrë 500 dollarë dhe pajisje të ndryshme elektronike.

Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën sende të ndryshme elektrike dhe elektronike, të cilat ai i kishte vjedhur.

U zbulua gjithashtu se shqiptari ishte pa dokumente.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat