Maskat grabisin karburantin në Bilisht

Shqipëria

Maskat grabisin karburantin në Bilisht

Më: 21 janar 2020 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një pikë karburanti në Bilisht ka rënë pre e grabitjes me maska. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në hyrje të qytetit.

Sipas policisë, persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e brendshme ku kane kërcënuar punonjësin dhe kane vjedhur një sasi lekësh.

Ende nuk dihet shuma e grabitur.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autoreve dhe kapjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat