"Kapja drejtësisë", Gjata: Emërimi i Artur Metanit antikushtetues - Bota Sot
"Kapja drejtësisë", Gjata: Emërimi i Artur Metanit antikushtetues

Shqipëria

"Kapja drejtësisë", Gjata: Emërimi i Artur Metanit antikushtetues

Më: 21 janar 2020 Në ora: 12:51
Çlirim Gjata

Parlamenti miratoi ditën e djeshme Artur Metanin në krye të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, por për PD emërimi i tij është antikushtetues. Në një dalje për mediat nga selia blu, sekretari i çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata tha se emërimi i paligjshëm i Artur Metanit është kapja e plotë e sistemit të drejtësisë nga Edi Rama.

Çlirim Gjata: Dje parlamenti ilegjitim, i dalë nga vota e vjedhur dhe e blerë me paratë e krimit dhe të korrupsionit,  realizoi goditjen finale kundër reformës në drejtësi dhe pavarësisë së organeve të reja të drejtësisë. Me urdhër të Edi Ramës emëroi në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të organeve të drejtësisë, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, shërbëtorin, vartësin e Kryeministrit, Artur Metanin, vëllanë e deputetes ish-ministre, duke shënuar kapjen edhe të një institucioni tjetër të drejtësisë. Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor. Ai ka mbajtur funksionin e Këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës, që është një funskion politik në periudhën Maj 2002-Korrik 2012. 

Po përse i duhet Edi Ramës kapja e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë?  Për arsyen e thjeshtë se në këtë funksion Inspektori ka si kompetencë të kontrollojë punën e gjykatësve dhe të prokurorëve të Republikës dhe t’i propozoje sipas rastit KLP dhe KLGJ masat disiplinore deri në shkarkim nga detyra. Kështu Edi Rama ka në dorë gjyqësorin dhe prokurorët, të cilët po nuk zbatuan urdhrat e tij, u lëshon Inspektorin, pra Metanin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat