Gripi, 12 orë më 40 gradë/ Mjekët: Në Shqipëri lëvizin dy lloje virusi

Shqipëria

Gripi, 12 orë më 40 gradë/ Mjekët: Në Shqipëri lëvizin dy lloje virusi

Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:42
Diana Hysu

Instituti i Shëndetit Publik raporton për rritje të numrit të të prekurve nga virusi i gripit, por ndërkohë kjo duket qartë nga numri i vizitave tek mjeku i familjes, të cilët thonë se kanë pasur raste me temperaturë të lartë, deri në 40 gradë celcius.

Doktoresha Diana Hysu, mjeke e familjes në qendrën shëndetësore nr.1, thotë se një temperaturë 40 mund të menaxhohet edhe në kushte shtëpie dhe se ajo mund të zgjasë deri në 12 orë.

Të moshuarit apo ata që kanë sëmundje kronike kanë rendur të vaksinohen ndaj gripit ndaj dhe numri më i madh i të prekurve është mosha aktive, e cila e neglizhon vaksinën. Por, mjekët bëjnë apel për përdorimin e antibitokëve dhe në rastet e temperaturave të larta.

Në vendin tonë qarkullon virusi A me dy nëntipe të tij, Ah1Ne dhe Ah3N2, që janë viruse që po qarkullojnë edhe në Europë. Numri më i madh i të prekurve nga gripi pritet të regjistrohet në fillim të muajit shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat