14 vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës, Berisha e krahason me Gandin: Ariktekt i Kosovës së pavarur

Shqipëria

14 vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës, Berisha e krahason me Gandin: Ariktekt i Kosovës së pavarur

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:16
Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova

Ish- kryeministri Sali Berisha ka kujtuar Presidentin e Parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 14- vjetorin e vdekjes së tij. Ai e quan Rugovën, arkitekt të Kosovës së pavarur dhe i krahason cilësitë e tij me ato të Mahatma Gandit, me aftësi të rralla diplomatike, këmbëngulje të palëkundur dhe paqësore.

Por Berisha thotë se kombi shqiptar sot gjendet përballë tradhëtisë së dytë, duke shigjetuar Ramën të cilin e quan ‘vegla e Beogradit në Tiranë’ dhe thotë se tradhëtarët në Tiranë dhe Prishtinë duhet të marrin ndëshkimin e merituar.

"Nderim arkitektit të Kosovës së pavarur, presidentit Ibrahim Rugova! Të dashur miq, më 21 janar të vitit 2006 presidenti Ibrahim Rugova, arkitekti i Kosovës të pavarur mbylli sytë përgjithmonë. Presidenti Rugova do të mbetet dhe nderohet përjetë në historinë tonë kombëtare si burri i shtetit që me trimëri të jashtëzakonshme, mençuri dhe vizion të pashoq themeloi në kushtet e pushtimit barbar serb shtetin paralel të shqiptarëve në Kosovë", shkruan Berisha.

Më tej ai shton se, "Ai me këmbëngulje të palëkundur, civilitet dhe aftësi të rralla diplomatike arriti me qëndresën e tij paqësore, të ngjashme me atë të Mahatma Gandit që çështjen e drejtë të shqiptarëve të Kosovës të shndërronte në një çështje të botës së lirë SHBA dhe vendeve tjera të mëdha. Ai së bashku me luftën, gjakun, sakrificën e mijra luftëtarëve të lirisë, Komandantit legjendar Adem Jashari dhe ofensivën e fuqishme të NATOs kundër kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç, arriti të bëjë realitet Kosovën e lirë dhe të pavarur".

Sipas Berishës, "Sot pas 14 viteve, kur Kosova dhe kombi shqiptar ndodhen para tradhëtisë së dytë të madhe nga vegla e Beogradit në Tiranë, Miladini shqipfolës në Prishtinë dhe Baton Stanishiqi, shqiptarët kudo që janë duhet të ngrihen në mbrojtje të Kosovës së lirë dhe të pavarur, veprës së pavdekshme të presidentit Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe dhjetra mijra martirëve dhe heronjve të saj të të gjitha kohrave dhe tju japin ndëshkimin e merituar tradhtarëve të kombit, argatëve të Beogradit në Prishtinë dhe Tiranë. Nderim përjetë kujtimit dhe veprës së ndritur të Presidentit Ibrahim Rugova".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat