Ilir Meta flet për 21 janarin: Ajo ditë tregon sesi politika i përdor qytetarët - Bota Sot
Ilir Meta flet për 21 janarin: Ajo ditë tregon sesi politika i përdor qytetarët

Shqipëria

Ilir Meta flet për 21 janarin: Ajo ditë tregon sesi politika i përdor qytetarët

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:19
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetaren e Abc News, ku për herë të parë ka folur për ngjarjen e 21 Janarit 2011, ku u vranë 4 protestues të opozitës së asokohshme (PS).

Po kështu Ilir Meta ka folur për aktualitetin politik, siç është tryeza e reformës zgjedhore. vjet pas 21 janarit kur Bulevardi Dëshmorët e Kombit u përgjak me 4 viktima, Presidenti i vendit Ilir Meta thotë se qytetarët u keqpërdorën nga politika.

“Ai 21 janar na kujton se politika ka përdorur dhunën për të arritur objektivat politike në mënyrë të pandershme. Kjo na tregon se sa e rëndë është situata kur instrumentalizohen qytetarët për qëllime të tilla. Na kujton se duhet të heqim dorë nga dhuna për të arritur qëllime politike”,-deklaroi Meta gjatë intervistës.

Ndërsa 2020 ka nisur me një paqtim, ku u arrit dakordësia politike për reformën zgjedhore. I pyetur për këtë temë Meta tha se “është hap pozitiv, por i pamjaftueshëm”.

Ilir Meta: Eshtë hap pozitiv sepse përfundimi i reformës zgjedhore është kërkesa e Bundestagut dhe gjithë procesit të kushtëzuar për hapjen e negociatave. Shpresoj të mos ketë surprizë tjetër rrugës. Edhe sikur ky hap të jetë pozitiv, është fare pak edhe teper vonë. Kërkohet një tryezë tjetër shumë e thellë më e përgjegjshme për të plotësuar të gjitha detyrimet. Duhet të shkojë përtej reoformës zgjedhore sepse ajo nuk do të zgjidhë ndonjë gjë të jashtëzakonshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat