Hetimet për tërmetin, ekspertët italianë 6 orë takim në Prokurorinë e Durrësit

Shqipëria

Hetimet për tërmetin, ekspertët italianë 6 orë takim në Prokurorinë e Durrësit

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:30
Ekspertët italianë

Ka zgjatur rreth 6 orë takimi në Prokurorinë e Durrësit i grupit të ekspertëve italianë të ardhur në Shqipëri për të ndihmuar hetimet për ndërtimet vrasëse.

Pesë ekspertët italianë mes të cilëve dy prokurorët Fabio Picuti dhe Michele Renzo, dy OPGJ dhe dy inxhinierë mbërritën në prokurorinë e Durrësit rreth orës 09:30 të mëngjesit, ndërsa takimi me hetuesit shqiptarë përfundoi pas orës 15.

Burimet thonë se në takim janë shkëmbyer mendime mbi situatën ligjore dhe metodat e hetimit që po ndiqen dhe duhen ndjekur në të ardhmen, ashtu siç kanë vepruar për hetimet për pasojat e tërmetit të Aquilas në Itali.

Durrësi ishte qarku më i prekur nga tërmeti i 26 nëntorit me 24 viktima dhe qindra të plagosur. Hetimet në Durrës janë përqëndruar kryesisht te 6 objektet që shkaktuan viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat