Pas kthimit nga Meta, BE i bën thirrje qeverisë për rishikim të paketës “Antishpifje”

Shqipëria

Pas kthimit nga Meta, BE i bën thirrje qeverisë për rishikim të paketës “Antishpifje”

Më: 22 janar 2020 Në ora: 06:10
Foto ilustrim

Zëdhënësja e BE-së, Ana Pisonero ka reaguar sërish për paketën "Antishpifje", të propozuar nga qeveria dhe miratuar nga Parlamenti.

"BE mbështet rekomandimet e Këshillit të Evropës për lirinë e shtypit në Shqipëri. Shqetësimet për situatën e sektorit në vend ende janë të vlefshme dhe duhet të adresohen", tha ajo.

Presidenti shqiptar Ilir Meta vuri veton ndaj paketës, duke thënë se përfaqëson "shkelje të lirisë së shtypit".

Zëdhënësja tha se vendimi i Metës është një mundësi e mirë për të pranuar rekomandimet.

"Absolutisht që ne e mbështesim vetërregullimin. Ne mbështesim disa rekomandime të Këshillit të Evropës jo vetëm për nxitjen e vetëregullimit. Ne gjithashtu mbështesim rekomandimin që rregullimi të kufizohet vetëm në shërbimet e mediave audiovizive online, ne gjithashtu mbështesim trajtimin e pavarur gjyqësor të ankesave në lidhje me mediat dhe forcimin e transparencës për pronësinë e mediave në vend. Pra, në përgjithësi ne mbështesim të gjitha rekomandimet e parashtruara nga Këshilli i Europës. Ato janë në përputhje me pritshmërinë tonë, me atë që duhet ndjekë një vend kandidat", tha zëdhënësja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat