Kapen në flagrancë duke vjedhur, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Shqipëria

Kapen në flagrancë duke vjedhur, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë

Më: 22 janar 2020 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Pas punës së suksesshme operative në teren, policia në Ferizaj ka arritur që në flagrancë të arrestojë dy persona të dyshuar duke kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 02:55 minuta në Ferizaj në rrugën “Dëshmorët e Kombit” ku të dyshuarit K.I., 23 vjeç dhe i mituri 17 vjeç, që të dy shtetas të Shqipërisë me forcë kanë hyrë në një kioskë për të vjedhur dhe janë arrestuar nga polica.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë dhe pas kompletimit të lëndës, rasti procedohet me procedurë të shpejtë në Gjykatë.

Personi i mitur gjithashtu është i dyshuar se me datë 13 janar të këtij viti ka kryer edhe një rast vjedhje e rëndë në një lokal në Ferizaj, ku janë vjedhur një sasi e cigareve me vlerë 400 euro, 20 euro para të gatshme dhe mbushje telefoni në vlerë 15 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat