Elbasan, i moshuari kapet me 16 klandestinë, i merrte deri në 1 mijë euro

Shqipëria

Elbasan, i moshuari kapet me 16 klandestinë, i merrte deri në 1 mijë euro

Më: 22 janar 2020 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka goditur një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Një person u arrestua duke transportuar 16 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 450 deri në 1000 euro për person.

Policia thotë se "në pranga u vu shtetasi B. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gramsh-Cërrik u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 16 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek".

Ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit që varionte 450-1000 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat