Edhe paketa antishpifje në Venecia, shqyrtimi nis në mars

Shqipëria

Edhe paketa antishpifje në Venecia, shqyrtimi nis në mars

Më: 22 janar 2020 Në ora: 13:24
Foto nga takimi

Paketa antishpifje do të shqyrtohet nga Komisioni i Venecias.

Në faqen zyrtare të komisionit të Venecias mësohet se dy ligjet që përmbajnë paketën Antishpifje do të shqyrtohen në mars.

Po këtë muaj do të Komisioni i Venecias do të marrë në shqyrtim dhe kërkesën e Presidentit Ilir Metalidhur me zgjedhjen e 2 anëtarëve të gjykatës Kushtetuese.

Debati ne komision

Ndërkohë sot Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e Presidentit, Ilir Meta për mediat elektronike , pjesë e paketës “Anti-shpifje”. 

Kryetari i partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka shprehur qëndrimin e tij kundër kësaj pakete, duke e konsideruar si mënyrë për t’ju mbyllur gojën mediave, ndërsa shtetin shqiptar e ka quajtur shtet gjobvënës. 

“Si harroni ju kolegë që keni 6 vite dhe nuk e keni marrë rrugën drejt Bashkimit Europian, a nuk ju bën të besoni se nuk do ta merrni as sot? Ky ligj bëhët pengesë. Ta zëmë që u tha një lajm i rremë. Ka gjykatë, mund të shkohet atje. Çfarë jemi, shteti gjobvënës? Ju bëj ftesë kolegëve të Partisë Socialiste që të reflektojnë. Presidenti do ta çojë në Gjykatë dhe sado të miratohet, do të ketë 3 – 4 kundërshti dhe nuk do të keni të drejtën morale për të thënë se keni bërë një gjë të mirë. Mos bëni krim t’u mbyllni gojën! Le të flasin njerëzit”, u shpreh Gjuzi. 

Ai theksoi gjithashtu se fakti që vetë organizmat ndërkombëtare të gazëtarëve dhe Bashkimi Europian kanë reaguar kundër këtij ligji e bën mosvënien e tij në fuqi akoma më të domosdoshme.

 “Derisa reagojnë organizmat e gazetarëve ndërkombëtarë dhe Bashkimi Europian, doni t’ju lutemi apo doni të vendosni me forcën e kartonit? Edhe nëse është kështu, mandatet i keni të vjedhura. Preket fjala e lirë, ajo që me zor e kemi fituar”, tha Kreu i Partisë Konservatore.

.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat