Zbulohet çfarë deklaroi në polici i akuzuari për vrasjen e Vilson Tafçiut

Shqipëria

Zbulohet çfarë deklaroi në polici i akuzuari për vrasjen e Vilson Tafçiut

Më: 23 janar 2020 Në ora: 20:27
I akuzuari për vrasjen e Vilson Tafçiut

Policia e Tiranës njoftoi sot vetëdorëzimin e autorit të dyshuar të vrasjes së 28-vjeçarit, Vilson Tafçiu në “Astir” tre ditë më parë, sipas saj Noel Disha, 29 vjeç, ky i fundit nuk ka pranuar akuzat.

Ai mësohet të ketë thënë përpara grupit hetimor se nuk ka lidhje me vrasjen. “S’kam lidhje me vrasjen, nuk e di pse më ngatërroni në këtë histori”, ka thënë Disha.

Ndërsa policia po vazhdon hetimet, një pistë tjetër ku grupi hetimor po punon është edhe ajo e xhelozisë. Hetimet janë përqendruar në pistën e xhelozisë pasi dyshohet se viktima Vilson Tafçiu ka patur lidhje dashurore me një grua të martuar.

Nuk janë bërë me dije detaje të tjera për deklarimet e Dishës përpara oficerëve të policisë. Noel Disha dyshohet si autori i vrasjes së 28 vjecarit Vilson Tafçiu mbrëmjen e të hënës në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Ai qëndroi tre ditë në arrati pas krimit, për t’u vetëdorëzuar vetëm ditën e sotme me ndërmjetësimin e familjarëve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat