“Nuk del më asgjëkundi se s’ka ça të thotë”,Rakipi “lë pa fjalë” të gjithë: Basha është zbythur

Shqipëria

“Nuk del më asgjëkundi se s’ka ça të thotë”,Rakipi “lë pa fjalë” të gjithë: Basha është zbythur

Më: 23 janar 2020 Në ora: 22:07
Ylli Rakipi

Analisti dhe gazetari Ylli Rakipi ka ashpërsuar tonet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ndaj veprimeve të fundit të opozitës.

I ftuar në Abc News, Rakipi u shpreh se Basha është “zbythur” dhe tashmë nuk del në asnjë media të flasi, përveç se në Facebook, sepse sipas tij s’ka çfarë të thotë më.

“Ka ndodhur një zbythje e kryetarit të opozitës. E ke vënë re që ai nuk del asgjëkundi, vetëm në FB. I thoshte një qytetari mos ik se ne do bashkohemi dhe të pres në takim”, ka thënë ndër të tjera Rakipi.

Pjesë nga biseda në studio:

Cfarë ndodhi që opozita tha “Rama ik”, dhe sot jemi në një tryezë dhe presidenti kërkon që tryeza të shkojë në një nivel më të madh?

Ka ndodhur një zbythje e kryetarit të opozitës. E ke vënë re që ai nuk del asgjëkundi, vetëm në FB. I thoshte një qytetari mos ik se ne do bashkohemi dhe të pres në takim.

Nuk i kanë munguar ftesat nga gazetërët.

Nuk vjen se s’ka c’të thotë. Opozita duhet të bëjë këtë llogari, se të bëhet opozitë se të ketë një opozitë tjetër.

Kjo reformë që do bëhet mendoni se do hapën garën?

Jo kjo është një reformë që të kthehet Lulzimi atje ku ishte dhe disa të tjerë dhe të vazhdojë kjo që ka vazhduar dhe Shqipëria të jetë në këtë gjendje. E ka parë kryeministrin që thotë se eksos ka kudo.

Nëse ti kupjon Ramën, të çmonton. Është si të luftosh me Ramën në mënyrë formale. Se substuancialisht Meta është i fortë. Edi Rama është aq i zoti saqë me këto formula i merr zvarrë. Edi Rama shkon në zgjedhje po themi ne qershor 2021. Po fitoi Edi Rama jep dorëheqjen Lulzim Basha. Se ai është mësuar tani që ia merr pula bukën nga dora.

Pyetja ime është Lulzim Basha po i humbi zgjdhjet jep dorëheqjen?

Do e pyesim Lulzim Bashën dhe do kemi një përgjigje

Ku do e pyesim, të vjen ai këtu ty? Opozita po të kishte bërë detyrën, regjimi nuk ishte sot. Ai e mbylli detyrën dhe iku në plazh, dhe tani ka filluar proceisn e riktrhimit

Po Rama…

Këta kryetarëve që ka zgjedhur ky dalin të gjithë në Greqi. Është një lemeri e madhe, është një regjim i plotë, sepse përballë nuk është opozita politike. Ky ka realizuar komplet regjimin. Po të jetojë ky fiton se është regjim.

Tani që ngrihen organet e reja të drejtësisë mendoni se do ketë një frymëmarrje tjetër?

Këto i ka nën kujdestari kryetari i regjimit. Nuk ka regjim po nuk i ke marrë të gjitha. Të fundit kishte ca copëa mediash. E dëgjuat se tha unë kam 60 gjyqe dhe po humba njërin dorëhiqem. Si mund të thotë kështu, ai i ka të gjitha.

Perspektivë shikon?

Nuk shikoj me thënë të drejtën, më vjen keq që jemi banorë të këtij vendi dhe kemi rënë në këtë gjendje që është shokuese vrasëse dhe më habit akoma arroganca e kryeministrit dhe njerëzve të tjerë për shkak të mungesës së opozitës politike përballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat