A keni pirë ndonjëherë drogë? Përgjigjet Sali Berisha - Bota Sot
A keni pirë ndonjëherë drogë? Përgjigjet Sali Berisha

Shqipëria

A keni pirë ndonjëherë drogë? Përgjigjet Sali Berisha

Më: 23 janar 2020 Në ora: 23:14
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha, duke komentuar videon e publikuar nga Artan Hoxha, ku duket kryetari i Bashkisë së Bulqizës duke pirë kokainë.

“Video po çfarë më thua ti mua kur kam bërë betejë për testin e drogës”, tha Berisha.

Ai është pyetur dhe nëse vetë ka konsumuar ndonjëherë lëndë narkotike apo përdor ndonjë lëndë tjetër për energjinë e tij.

Blendi Fevziu: Keni përdorur ndonjëherë lëndë narkotike zoti Berisha?

Sali Berisha: E vërteta, është kokaina ime. Pasioni im për të vërtetën më shumëfishon energjinë mua nga mëngjesi deri në darkë.

Blendi Fevziu: Asnjëherë nuk keni marrë simulant?

Sali Berisha: Kurrë, kurrë. Unë nuk marr asnjë në mënyrë të prerë as mjete gjumi ose qetësues.

Lorenc Vangjeli: E tmerrshme, pas 30 vitesh në politikë, ju arrini të flini i qetë.

Sali Berisha: Pse nuk marr? Përdor meditim pozitiv si kurën më të mirë dhe i’ua këshilloj të gjithëve. Ndodhe që s’më ndodh gjumi, për një arsye, kam temperaturë për një gjë tjetër. Lexoj, mund të shkoj ora 3 ose 4. Përveç se lexon çfarë do, të nesërme nuk ngrihesh hundë e buzë, ngrihesh i kënaqur.

Lorenc Vangjeli: Pas 30 vitesh në politik, ju zë gjumi rehat. Nuk ju kujtohen skeletet në dollap.

Sali Berisha: Absolutisht, më del gjumi më qetë se kudo tjetër, ta dish ti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat