E zhdukur prej 22 vitesh, prindërit gjejnë vajzën mes emocionesh: Do bashkohemi nënë, të premtoj

Shqipëria

E zhdukur prej 22 vitesh, prindërit gjejnë vajzën mes emocionesh: Do bashkohemi nënë, të premtoj

Më: 24 janar 2020 Në ora: 06:15
Emisioni

Ishte e pabesueshme për familjarët: 22 vite e zhdukur, Teuta Rrahmani, sot 36-vjeçe, bëhet e gjallë para prindërve.

Teuta vendosi të rilidhë kontaktet me familjarët, që nuk reshtën së kërkuari, në një telefonatë në emisionin "Pa Gjurmë", duke thënë se ndodhet mirë dhe jeton në një shtet jashtë Shqipërisë (të cilin nuk e tregojmë), ndërsa për momentin gjendet me pushime në Holandë.

"Pa Gjurmë" e kishte denoncuar zhdukjen e Teutës prej dy vitesh. Tashmë ajo është bërë nënë  e dy fëmijëve dhe thotë se kishte afro 5 vite që kërkonte të lidhte kontaktet me familjen, por nuk kishte mundur.  Emocione të papërshkueshme për familjarët, kur morën lajmin e mirë për të.

Ishin rrëqethëse edhe momentet kur nëna dëgjon për herë të parë zërin e vajzës së saj 22 vite pas, e cila e ka bërë gjyshe dy herë.

Pjesë nga biseda mes tyre, në studio:

Nëna: Ku je o zemër

Teuta: Mami im

Nëna: Ku je shpirt i nënës, si je?

Tetuta: Mirë jam, ti mirë je mami?

Nëna: Mirë jam mami, mirë, o shpirti im. Kam 20 vjet që të kërkoj oj bijë.

Teuta: E mora vesh moj mamë.

Nena: Si ke qenë ti nënë?

Teuta: Unë mirë jam mami.

Babai (dridhet nuk mundet të flasë) :" Vetëm të jetë mirë".

Teuta: Kam vite që mundohesha të lidhesha me familjen, por nuk lidhesha dot.

Nëna: Zoti i madh na bashkon, Oj Teuta jeme

Teuta: Mami im zemër, të lutem mos u mërzit.

Nëna: Kur do vish moj nënë, ku je?

Teuta: Jam larg Shqipërisë mama.

Nëna: A je mirë moj bijë

Teuta: Po mama, jam mirë. Kam dy fëmijë

Nëna: Ndoshta të gjithë do më qeshin por jam shumë e emocionuar, jam e tëra e shokuar…kam thënë që nëse e gjej nuk e di se çfarë do të bëj. Të puth nëna oj bijë, do bashkohemi ishalla një ditë

Teuta: Do bashkohemi nënë, të premtoj. Natën e mirë mami babi.

Mes emocionesh te forta, prinderit gjetën vajzën e tyre pas 22 vitesh.

E fejuar ende kur ishte një e mitur, vetëm 13 vjeç, ajo u zhduk pa mbushur 14 vjeçe, nga Tirana. Teksa tashmë bëhet e gjallë për familjarët e saj, Teuta thotë se vendimin për t’u larguar e ka marrë pas vështirësive të mëdha në jetën e saj, për të cilat ajo thotë "se nuk mundet t’i tregojë kurrë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat