Kreshnik Osmani: Klasa politike thellësisht anti-shqiptare, po punon që ky popull të shfaroset

Shqipëria

Kreshnik Osmani: Klasa politike thellësisht anti-shqiptare, po punon që ky popull të shfaroset

Më: 24 janar 2020 Në ora: 08:11
Kreshnik Osmani

Kreu i partisë “Atdheu”, Kreshnik Osmani, gjatë debatit në emisionin “360gradë” ka hedhur akuza të forta ndaj klasës politike shqiptare.

Osmani është shprehur se si pasojë e një grope të madhe historiko-politike ka ardhur në pushtet një klasë politike që është thellësisht anti-shqiptare, e cili po punon që ky popull të shfaroset.

“Të falënderoj për përzgjedhjen e temës, për emisionin i cili ka për synim ti zhvendosë shqiptarët nga gradimi që i ka bërë klasa politike shqiptare për tek analet e drogës dhe kryebashkiakëve, për ti hutuar ata, nga rreziku i madh që po i kanoset Shqipërisë, që është vërtetësisht ekzistenca jonë si komb, që është sot në një dilemë të madhe. Shqiptarët a do të vazhdojnë më si komb? Këtu u trajtua në shumë dimensione çështja, në dimensione globale, në dimensionet historike, kam përshtypjen pikësëpari se është dimensioni politik. Ne jemi një vend i cili është sigurisht një nga perlat dhe bukuritë e Ballkanit që zoti ia ka dhuruar këtij populli prej miroja vitesh, që jeton në këtë vend. Ka njerëz të interesuar, ka shtete, ka entitete të interesuara për ti grabitur këto pasuri të shqiptarëve. Ne kemi një klasë politike që ka ardhur nga një gropë e madhe historiko-politiko, dhe kjo gropë historiko-politika ka prodhuar një kastë politike antishqiptare, thellësisht antishqiptare, që pop punon dhe vepron që ky popull të shfaroset, dhe të mos ekzistojë më” – tha ndër të tjera Osmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat