Emri/ Aksident në Librazhd, viktima vëllai i kryetarit të PD-së

Shqipëria

Emri/ Aksident në Librazhd, viktima vëllai i kryetarit të PD-së

Më: 24 janar 2020 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Pishkash të Librazhdit ku për pasojë ka ndërruar jetë Ardian Vreto 45-vjeç drejtues i mjetit tip “Ford”.

Ndërkohë tre persona të tjerë kanë mbërritur të plagosur dhe ndodhen në spitalin e Përrenjasit ku po marrin ndihmën e parë shëndetësore.

Në aksident janë përfshirë 2 makina dhe sipas Policisë, Vreto i cili është vëllai i kryetari të PD-së në Librazhd, Bujar Vretos ka ndërruar jetë në spitalin e këtij qyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat