Gara për drejtimin e ‘FBI-së’ shqiptare, kush janë 5 kandidatët

Shqipëria

Gara për drejtimin e ‘FBI-së’ shqiptare, kush janë 5 kandidatët

Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:43
FBI

Pesë kandidatë kanë aplikuar sot për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së) ndërkohë afati është deri më 30 janar.

Ata jane

1. Ibrahim Disha

2. Artan Shkëmbi

3. Gjovalin Ulndreaj

4. Adriatik Ago

5. Sabri Hoxha

Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme, Arben Kraja ka ritheksuar edhe një herë që aplikimi për postin e drejtorit të BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

“SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020.”

Kraja siguron se procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent.

Ne duam të përzgjedhim kandidatin më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat