Shpërthimi në Teksas, reagon ambasada shqiptare në Amerikë

Shqipëria

Shpërthimi në Teksas, reagon ambasada shqiptare në Amerikë

Më: 24 janar 2020 Në ora: 21:43
Teksas

Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në Teksas dhe ambasada shqiptare ka njoftuar se nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë shqiptar të dëmtuar.

Njoftimin e ka dhënë ambasada amerikane në Shqipëri:

Sot, ka ndodhur një shpërthim në Houston, Teksas. Ambasada kontaktoi menjëherë me autoritetet dhe komunitetin shqiptar Arberia Houston. Me keqardhje të thellë për viktimat nga kjo ngjarje, njoftohemi se fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz nga komuniteti shqiptar.

Deri më tani, një familje shqiptare është e lokalizuar në afërsi të zonës ku ndodhi shpërthimi dhe njoftohemi se ka patur vetëm dëmtime serioze të banesës. Ambasada është në kontakt për vazhdueshëm duke ndjekur situatën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat