Cakaj: Jemi pranë vëllezërve turq në këto çaste të vështira të tërmetit

Shqipëria

Cakaj: Jemi pranë vëllezërve turq në këto çaste të vështira të tërmetit

Më: 24 janar 2020 Në ora: 23:05
Gent Cakaj

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë sot.

Ai tha se shteti shqiptar qëndron pranë vëllezërve turq dhe lutjet janë për Turqinë.

“Thellësisht i prekur nga tërmeti i fundit në Turqi. Në këtë momente të vështira ne jemi afër vëllezërve tanë turq që prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë”, ka shkruar Cakaj në Twitter.

Ndërkaq, edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ngushëlluar popullin turk për fatkeqësinë që goditi dhe shprehi gatishmërinë që të dërgojë ekipet emergjente në qytetin e Elazigut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat