Salianji: Zgjedhja e kryebashkiakëve të PS-së, bazuar mbi lidhjet e tyre me krimin

Shqipëria

Salianji: Zgjedhja e kryebashkiakëve të PS-së, bazuar mbi lidhjet e tyre me krimin

Më: 24 janar 2020 Në ora: 23:19
Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se mazhoranca ka zgjedhur kryebashkiakët duke u bazuar tek lidhja që kanë ata me krimin.

Ervin Salianji tha se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duhet ta denonconte në polici shantazhin që i është bërë me videon duke konsumuar drogë.

Në emission “Kapital” ai ka shtuar se fakti që nuk e ka bërë diçka e tillë do të thotë se ai e pranon ekzistencën e videos.

“Kur ke një vit që shantazhohesh nga kjo histori, atëherë shko në polici, prokurori. Kjo tregon qartë sesi funksionon shteti”.

“Këtu funksionon si bandë. Dikush që e ka këtë video që e shantanzohosh, gjëja e parë që bën kryebashkiaku është të shkojë në polici dhe të thotë unë kam këtë shantazh”, shprehe Salianji.

Ish-deputeti denoncoi nga PD veprimin e kryebashkiakut të Bulqizës pasi video u bë publike, por Lefter Alla tha se Salianji është i njohur për denoncimet, si në rastin e “Babales”.

“Ai mund të dalë dhe të thotë që nuk jam unë, por ai thotë që me kanë shantazhuar me këtë video. Pra e pranon ekzistencën e kësaj videoje. Si nuk e denoncon? Shko në komisariat dhe thua që kam këtë video.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat