Rama thotë se Shqipëria i qëndron pranë Turqisë, pas tërmetit vdekjeprurës

Shqipëria

Rama thotë se Shqipëria i qëndron pranë Turqisë, pas tërmetit vdekjeprurës

Më: 24 janar 2020 Në ora: 23:54
Edi Rama dhe Erdogan

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se i qëndron pranë shtetit turk i cili u godit nga një tërmet i fuqishëm mbrëmjen e sotme.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit Erdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shkruan Rama në Twitter.

Deri tash raportohen 15 persona të vdekur dhe mbi 400 të lënduar.

Tërmeti u shënua në Elazig dhe kishte magnitudën 6.8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat