Pashaj: Shqiptarit po i dhe pagë të mirë punon edhe 16 orë në ditë

Shqipëria

Pashaj: Shqiptarit po i dhe pagë të mirë punon edhe 16 orë në ditë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 08:29
Erlad Pashaj

Në Shqipëri njerëzit lëvizin nga një punë te një tjetër për një pagë më të mirë, por edhe për një pozicion të mirë. Kjo u konstatua edhe nga Erlad Pashaj në studion e emisionit "Ekopolitikë".

Sipas Pashajt, në Shqipëri puntorit po i dhe pagë të mirë dhe pozicion është i gatshëm të punojë dhe 12 orë dhe 16 orë.

Erlad Pashaj: Dy arsyet kryesore nxisin një shqiptar për të kërkuar një punë të re, pagë dhe pozicion, po i dhe pagë të mirë dhe pozicion është i gatshëm të punojë dhe 12 orë dhe 16 orë. Këto të dyja e nxisin shumë. Në botë kjo nuk është kështu. Vetëm një parametër kemi të bashkëngjitur me botën se edhe ata kërkojnë pagë kur lëvizin. Kurse ne kërkojmë edhe pozicionin. Kjo tregon që ne jemi akoma në piramidën e masloë-t te baza, ne duam gjërat bazike. Kur vjen puna tek eprorët, mbështetja nga kolegët, kur vjen puna te komunikimi, tek vendndodhja, ne jemi gati ti çojmë drejt zeros, vetëm na jep para dhe pozicion. Këto të dyja ne na errësojnë, në botë nuk është kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat