Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës akuzohet nga qytetarët, vendosi prishjen e objekteve

Shqipëria

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës akuzohet nga qytetarët, vendosi prishjen e objekteve

Më: 25 janar 2020 Në ora: 13:26
Zamira Rami

Zamira Rami, ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës po hetohet nga Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ajo ka shërbyer ka drejtuar bashkinë e Gjirokastrës, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga 2015-2019.

Dosja ndaj Ramit mësohet të ketë mbërritur në tavolinën e prokurorëve të SPAK-ut nga kolegët e tyre të prokurorisë së Gjirokastrës, të cilës kanë shpallur mos kompetencën juridike dhe këtë çështje, ia kanë referuar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme në Tiranë.

Siç raporton "Shqiptarja", Zamira Rami është kallëzuar nga dy qytetarë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi me vendim saj janë prishur disa objekte private. Rrëzimi i këtyre objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri.

Pronarët e këtyre objekteve, i janë drejtuar prokurorisë me një kallëzim penal dhe pas nisjes së hetimeve, Rami është marrë e pandehur dhe dërguar në gjykatën e Gjirokastrës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat