Reforma në drejtësi, LSI kërkon komision hetim-monitorimi BE-SHBA

Shqipëria

Reforma në drejtësi, LSI kërkon komision hetim-monitorimi BE-SHBA

Më: 25 janar 2020 Në ora: 15:37
Petrit Vasili

Kur reforma hyri në vitin e 4 të saj LSI kërkon ngritjen e një komisioni me pjesëmarrjen e BE dhe SHBA që heton dhe monitoron sjelljen e institucioneve të drejtësisë.

Petrit Vasili tha se sistemi është në kolaps dhe po merren vendime që as drejtësia e vjetër nuk ka guxuar të marrë.

Petrit Vasili: Gjykatat më të larta, Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk funksionojnë dhe zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është sulmuar për tu kapur nga Rilindja duke tentuar të rrëmbejë edhe kompetencën e Presidentit për këtë qëllim. Rreziqet e paralajmëruara nga Komisioni i Venecias për kapjen e Vettingut nga qeveria janë evidente dhe organizma joqeveritare, si Komisioni i Helsinkit ka evidentuar vettingut me dy standarde. ODIHR në raportin e votimeve të 30 qershorit, ka evidentuar qartë se gjyqtarët nga frika dhe presioni i vettingut jepnin vendime në favor të qeverisë. Pra Vettingu si mjet shantazhi për të dhënë vendime në favor të qeverisë. Shumë e rëndë. Vasili tha se drejtësia është e kapur dhe po varros korrupsionin e Unazës së re dhe po liron kriminelët më të rrezikshëm. 

Kemi drejtësi që varros e mbron korrupsionin e Unazës së Re e që nuk heton qeveritarët, ministra, drejtorë, por bën sikur çon në gjykatë një copë recepsionist mbi të cilin me demek rëndojnë të gjithë përgjegjësitë e rënda, ku është dhe përgjegjësia e tenderit skandaloz në OST, që të gjitha së bashku kanë emrin e vetëm një recepsionisti të vogël dhe jo emrat e dinozaurëve të politikës qeveritare që rrëmbejnë e shqyejnë fondet publike."

Ky komision tha Vasili mund të japë përgjigje disa pyetjeve:

1- Pse u shkelën në mënyrë flagrante të gjitha afatet kushtetuese të vendosura në Kushtetutën e Shqipërisë, kush është përgjegjës për to, pra kush e ka marrë përgjegjësinë se si e kreu për to dhe si duhet të përgjigjen shkelësit e afateve në raport me ligjin?

2- Pse u deformuan ligjet e reformës me interpretime antikushtetuese dhe antiligjore duke kulmuar me zgjedhje anti-ligjore dhe Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe kush morri përgjegjësinë dhe kush është shkaktari që mori kurajën të shkelë Kushtetutën dhe të shpikë institucione që nuk ekzistonin në Kushtetutë dhe të shpiktë votime deri me 36 vota që nuk ekzistonin në Kushtetutë?

3- Si po përdoren dhe si përdoren dhjetëra milionë euro, dollarë dhe lekë? Në funksion të kujt? Me çfarë procedura dhe çfarë rezultati prodhoi?

4- Pse u lejua dhe kush e lejoi dhe e kontrolloi dhe kush e justifikoi fenomenin e nepotizmit të padëgjuar në strukturën e drejtësisë deri në kokën e institucionit të drejtësisë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat