Ekspertizë me pagesë, ja tarifat që do të paguhen për vlerësimin e dëmeve të tërmetit

Shqipëria

Ekspertizë me pagesë, ja tarifat që do të paguhen për vlerësimin e dëmeve të tërmetit

Më: 25 janar 2020 Në ora: 16:08
Foto

Dy javë pasi në Tiranë janë firmosur 18 kontrata pa negociim për vlerësimin e dëmeve në shkolla, kryeministri Edi Rama ka firmosur rregullat që bashkitë duhet të ndjekin në këtë proces ekspertize.

Në rastet e studimeve të thelluara janë parashikuar 7 pika që nisin nga mbledhja e dokumentacionit ligjor, ndryshimet gjeometrike, gjykimi inxhinerik dhe deri të konkluzionet.

Sipas vendimit të qeverisë, kryerja e aktekspertizës së thelluar do të bëhet me tarifa të përcaktuara për secilin nga proceset. Pagesat nisin nga 40 lekë për metër katror në ekspertizë dhe deri në 300 lekë m2 për aktekspertizë.

Kjo aktekspertizë në fund të procesit do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës dhe më pas do zbatohet nga autoritetet përgjegjëse.

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit rreth 8 mijë banesa janë shpallur të pabanueshme. Ndërkohë që mbi 10 mijë persona janë vendosur në çadra e mbi 3 mijë janë strehuar në hotele.

Për aktekspertizën e thelluar

Mbledhja e gjithë dokumentacionit ligjor

Evidentimi i ndryshimeve gjeometrike

Përditësimi gjeometrik i strukturës Mbedhja e dokumentacionit të zbatimit

Katalogimi i dëmtimeve në objekt

Gjykimi inxhinierik

Konkluzioni për shkallën e dëmtimit

Për tarifat

Dokumentimi gjeometrik dhe teknik për objektet pa dokumentacion teknik-150 lekë/m2

Aktekspertiza-40 lekë/m2

Analiza strukturore e thelluar për provat laboratorike-200 lekë/m2

Për studimin e thelluar-300 lekë/m2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat