Magjistratura ka trefishuar pranimet dhe shkak për këtë janë bërë vakancat në Prokurori e Gjykata, pas shkarkimeve nga Vettingu dhe dorëheqjet.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se pas 35 vendeve vakante për prokuror, miratohet edhe 40 vakanca për gjyqtarë.
75 juristët që do të përzgjidhen për magjistraturë do t'i nënshtrohen vettingut dhe nisjes së shkollës. Deri më tani, sistemi i drejtësisë përllogarit rreth 180 vakanca për shkak të dorëheqjeve dhe shkarkimeve.
75 magjistratë është numri më i lartë që ka pasur ndonjëherë shkolla e magjistraturës e cila prej vitesh ka pranuar nga 16-25 vende.