Shqiptari u ekzekutua teksa kthehej në burg, çfarë e lidh me vrasjen e Gaspër Reçit

Shqipëria

Shqiptari u ekzekutua teksa kthehej në burg, çfarë e lidh me vrasjen e Gaspër Reçit

Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:04
Gaspër Reçi me viktimën

Dalin detaje të reja mbi shqiptarin e ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 23.00 të mbrëmjes së të shtunës. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Nuovo Salario, në periferi të Romës në Itali. Në fotot që ju sjell noa.al shihni pamje nga vendngjarja.

Viktima është një shqiptar me moshë 43-vjeçare, i cili u qëllua me armë në fytyrë, teksa sapo kishte dalë nga shtëpia e tij. Krismat i dëgjoi shoqja e tij, e cila doli jashtë dhe pa e tmerruar, të shokun të përgjakur.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se vrasja e shqiptarit lidhet me çështje familjare, duke renditur si pistë dhe dyshimin se ka të bëjë me larje hesapesh, lidhur me aktivitet të shpërndarjes së drogës.

Viktima ishte në liri me kusht dhe po dilte nga shtëpia ku sapo ishte ndarë me gruan e tij, për t’u kthyer në burgun e Rebibbia, ku dhe vuante dënimin në gjysmëliri.

Të gjitha dyshimet flasin për një atentat të mirë studiuar, ndërkohë që policia e Romës tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Mediat e shtetit fqinj, shkruajnë se vrasja e mbrëmjes së të shtunës, mund të ketë lidhje me atë të dy viteve më parë kur u ekzekutua në Tor Vergata, 43-vjeçari shqiptar Gaspër Reçi.

Megjithatë nuk bëhet me dije nëse viktima i djeshëm ka lidhje familjare me Reçin, apo mund të jetë ekzekutuar për hakmarrje pikërisht për ekzekutimin e këtij të fundit.

Dyshohet se autori i krimit u largua nxitimthi me makinë, në mënyrë që të humbte gjurmët.

Sakaq më 7 janar, në mes të Rrëshenit u ekzekutua edhe vëllai i Gaspër Reçit, biznesmeni 47-vjeçar, Kastriot Reçi, i cili njihej si pronari i televizionit lokal të Lezhës “Media Plus”. Ai u qëllua me snajper me plumb në zemër, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat