Rindërtimi i banesave pas tërmetit, Ahmetaj: 30 ditë afat për të dorëzuar dosjet

Shqipëria

Rindërtimi i banesave pas tërmetit, Ahmetaj: 30 ditë afat për të dorëzuar dosjet

Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:38
Arben Ahmetaj

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka deklaruar se banorët kanë një afat prej 30 ditësh për të dorëzuar dosjen e tyre në lidhje me problematikat e banesave të tyre, të rrënuara apo dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në prezantimin e platformë online, Ahmetaj u shpreh se gjithçka do të bazohet tek vetëdeklarimi i qytetarëve dhe se procesi do të jetë lehtësisht i monitorueshëm nga vetë të prekurit.

Ahmetaj: Në çdo bashki, duke nisur nga e mërkura 29 janar do të duhet të ketë dy sportele të posaçëm. Ideja është që nuk do të vijnë qytetarët tek ju, por skuadrat tuaja ti marrin qytetarët dhe ti ndihmojnë për aplikimin online.

Platforma bazohet në vetëdeklarimit. Të gjitha Bashkitë do të dërgojnë tre persona që do trajnohen nesër në orën 11:00, procesin e aplikimit. Platforma do të ndihmojë që qeveria të ketë të saktë sipërfaqen e ndërtesës që do të ndërtohet.

Për të gjitha shërbimet online mos i thërrisni qytetarët që t’ju vijnë në zyra.

Pas aplikimit, fillon vlerësimi dhe apelimi, që është brenda fazës së dytë. Mund të kemi dhe jo fitues që aplikojnë. Do ta zgjasim procesin brenda 30 ditëve. 30 ditë duhet të ketë mbaruar aplikimi me dosjet e shoqëruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat