Programet e rindërtimit/ Ahmetaj: Janë inspektuar 48 mijë banesa deri në këto momente

Shqipëria

Programet e rindërtimit/ Ahmetaj: Janë inspektuar 48 mijë banesa deri në këto momente

Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:55
Ministri Ahmetaj

Paraditen e kësaj të diele, në sallën e Albanologjisë në Pallatin e Kongreseve po kryhet prezantimi i platformës së aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit.

Ministri Ahmetaj në fjalën e tij shprehet se janë inspektuar 48 mijë banesa deri në këto momente dhe janë identifikuar 35 zona për për rindërtim në 10 bashki.

“Komisioni për Rindërtim do të propozojë vende të reja për rindërtim. Platforma online është një detyrim ligjor. Vetëm përmes aplikimit qytetarët mund të përfitojnë nga programet e rindërtimit. Nga 29 janari në çdo bashki duhet të ketë një sportel për këto aplikime. Nuk mund të kalojmë në hapa të tjerë, pa u krijuar dosjet e aplikimit. Bashkitë në zonat e dëmtuara do të dërgojnë 3 persona për t’u trajnuar”, shprehet ai në fjalën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat