Lajmërohet studentja shqiptare e cila studion në Kinë: Ndihmë, jam e pasigurt

Shqipëria

Lajmërohet studentja shqiptare e cila studion në Kinë: Ndihmë, jam e pasigurt

Më: 26 janar 2020 Në ora: 13:25
Studentja shqiptare, Josilda Ndreaj

Studentja shqiptare, Josilda Ndreaj, e cila ndodhet në Kinë për studime, saktësisht në Universitetin e Wuhanit, aty ku lindi coronavirusi, ka thënë se është e pasigurtë.

Ndreaj për momentin ndodhet në një provincë tjetër, larg Wuhanit, Xi-an, dhe thotë se Universiteti i Wuhan i ka njoftuar studentët të qëndrojnë jashtë qytetit të paktën deri me 15 shkurt.

“Sigurisht që kam pasiguri Gjithçka ndodhi shumë papritur dhe po përpiqem të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën” ka thënë ajo për TCh.

Josilda që studion master në Pronësi Intelektuale, tha po ashtu se për të ky është viti i saj i parë në Wuhan dhe nuk e fshehu frikën për atë që po shikon dhe përjeton atje.

Josilda tha po ashtu se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në një kampus universitar në Wuhan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat