Vrasja e 43-vjeçarit, publikohet dëshmia e gruas dhe dyshimet e prokurorëve - Bota Sot
Vrasja e 43-vjeçarit, publikohet dëshmia e gruas dhe dyshimet e prokurorëve

Shqipëria

Vrasja e 43-vjeçarit, publikohet dëshmia e gruas dhe dyshimet e prokurorëve

Më: 26 janar 2020 Në ora: 18:34
Itali

Shqiptari i vrarë mbrëmë në Romë me një plumb pistolete në kokë po kthehej sërish për në burgun e kryeqytetit italian, pasi kishte marrë leje nga autoritetet të vizitonte familjen.

Vrasësi qëlloi katër herë me një pistoletë të kalibrit 7.65, ku njëri prej plumbave e goditi në kokë.

Gentian Kasa, 43 vjeç, u qëllua për vdekje dje rreth orës 11 të mbrëmjes, në zonën Nuovo Salario, në Romë.

Shqiptari, i cili ishte në gjysmë lirie, pasi la shtëpinë në të cilën jetonte me gruan e tij, po kthehej në burgun "Rebibbia" kur u vra, përmes një ekzekutimi klasik.

Gruaja e tij u alarmua dhe bëri thirrje për ndihmë, duke parë se burri i saj nuk mbërriti në burg. Ajo raportohet nga mediat italiane se doli nga shtëpia dhe e gjeti në rrugë trupin e pajetë të Gentianit.

Viktima sipas hetimeve kishte një histori të trafikut të drogës dhe vjedhjeve.

Gruaja është marrë nga pyetje nga hetuesit, por nuk dha detaje që të siguroheshin elementë veçanërisht të dobishëm për hetimet. Dyshohet se vrasja është kryer për larje hesapesh, ndoshta të  çështjeve të drogës. Hetimet për vrajsen e tij po drejtohen nga prokurori i Romës, Antonella Nespola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat