"Babain e sëmurë dhe sjellje shembullore", 28 faqe sqarim se pse u lirua ish-kreu i bandës së Durrësit

Shqipëria

"Babain e sëmurë dhe sjellje shembullore", 28 faqe sqarim se pse u lirua ish-kreu i bandës së Durrësit

Më: 26 janar 2020 Në ora: 18:45
Endrit Dokle

Zbardhet vendimi i Gjykatës së  Krujës për lirimin nga burgu të ish-anëtarit të  Bandës së Durrësit Endrit Dokle i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm vendim që është lënë në fuqi edhe nga shkallët e tjera të gjyqësorit.

Në vendimin prej 28 faqesh të gjykatëses Enkeleida Hoxha për lirimin e parakohshëm me kusht të Dokles  thuhet se ai ka kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe është arritur qëllimi për integrimin e tij në shoqëri.

Lirimi i të dënuarit motivohet edhe me arsye të veçanta, ku thuhet se babai i tij ka pasur gjendje jo të mirë shëndetësore.

Në vendim thuhet gjithashtu se Dokle ka shfaqur pendesë për vrasjet dhe ka pasur një sjellje shembullore në burg.

Nga ana tjetër vlerësohet fakti se pas lirimit ai do të ketë një punë të përhershme, ndërsa nënvizohet se rrezikshmëria e përsëritjes së veprave nuk është e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat