Një i moshuar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme gjatë një aksidenti rrugor në Unazën e qytetit të Elbasanit.
Shtetasi D.M., 50 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Iveko Kamion”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. H., 80 vjeç, banues në Elbasan, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.